Saturday, October 12, 2024

Pas pak, miqësore Tirana-Vllaznia, ora 17.00 në “Selman Stërmasi”

Lexo

Një miqësore luksi pritet të luhet pas pak në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Përballë njëra tjetrës do të jenë dy skuadrat më të vjetra dhe më me dhumë histori në futbollin shqiptar, Vllaznia dhe Tirana.

Një miqësore kjo përgatitore në prag të startit të kampionatit, java e parë e të cilit do të luhet me datë 11 shtator. Më së shumti, kjo miqësore i shërben Vllaznië, e cila përpara se të shkojë tek java e parë e kampionatit, si fituese e Kupës së Shqipërisë në fuqi, fundjavën e ardhshme, me datë 28 gusht do të luajë supersfidën e Supërkupës së Shqipërisë. Përballë do të ketë Teutën e Durrësit, skuadrën kampione të Shqipërisë për sezonin e kaluar futbollistik.

Ndaj, për teknikun Brdariç, në skuadrën e të cilit tashmë bëjnë pjesë emra të spikatur futbollistësh, miqësorja e sotme është moment më i mirë për të nxjerrë në fushë formacion ideal, me të cilin Vllaznia prêt të përballet me durrsakët, por që edhe do të shërbejë për betejën e gjatë të kampionatit.

E njëjta gjë vlen edhe për bardheblutë e Tiranës, ku tekniku durrsak Erges Shehi ka luksin që përballë një Vllaznie potente të shikojë prej së afërmi gjendjen e skuadrës së tij dhe kryesisht të futbollistëve që janë zyrtarizuar ditët e fundit si pjesë e klubit.

Nga sa bëhet e ditur, miqësorja, Tirana-Vllaznia, do të luhet nën monitorimin e sistemit VAR, system i cili tashmë është miratuar nga strukturat përkatëse shqiptare dhe të UEFA-a për rë qënë në fuqi gjatë të gjithë sezonit futbollistik, 2021-2022.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img