Wednesday, April 24, 2024

Shkodrani, Kevin Bekteshi kampion në “Mix Martial Arts”, Kermeshna dhe Sytari, nënkampion

Lexo

Mbi 10 ekipe nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Maqedonia, përfshirë edhe ekipet e Shqipërisë, etj nga vendet e rajonit ishin pjesëmarrës në Kampionatin e Mix Martial Arts (sporte dyluftimi të përziera në kafaz), i zhvilluar në qytetin e Durrësit. Një aktivitet ku padyshim nuk mund të mungonte edhe ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Elion Puka, mori pjesë me 3 sportistë.

I njohur më së shumti si sportist kampion në Taekwondo, më pas edhe si trajner po aq i suksesshëm në këtë disiplinë, Puka po punon në tërësi edhe për disiplinat e tjera të arteve marciale duke bërë që Vllaznia të përfaqësohet denjësisht, jo vetëm në garat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. Hysen Kermeshna,  Kevin Bekteshi dhe Hakim Sytari, ishin tre sportistët shkodranë që konkuruan në këtë kampionat, ku falë përgatitjes së lartë dhe të gjithanshme, spikatën si më të mirët e aktivitetit.

Figurën më të mirë sportive e bëri Kevin Bekteshi, i cili duke konkuruar në peshën deri në  65 kg i fitoi të gjitha duelet e tij në ring duke merituar me të drejtë titullin kampion kombëtar. Shumë pranë titulliut kampion ishin edhe dy kolegët e tij të ekipit, Hysen Kermeshna dhe Hakim Sytari, i pari konkurues në peshën deri në 51 kg, dhe i dyti në peshën 68 kg.

Që të dy luftuan fort dhe arritën të mbërrijnë deri në takimet finale duke u mjaftuar me vendet e dyta si nën kampion të Shqipërisë. Padyshim që një paraqitje kjo më se positive për ekipin e Vllaznisë dhe trajnerin Elion Puka, i cili me tre sportistë në konkurim fitoi një titull kampion dhe dy nënkampion.

Për t’u theksuar është se në këtë kampionat konkuruan edhe  sportistët profesionistë, si Marko Doda dhe Migen Pepa, të cilën konkurojnë në kampionatin grek, por që garuan me uniformën kuqezi të Shqipërisë. Migen Pepa u shpall fitues ndaj kroatit Nikola Jankoviç, ndërsa në finalen Leon Krajaçiç(Kroaci) dhe   Marko Doda(Shqipëri), ditues me pikë doli, 21 vjeçari nga Kroacia. Pjesë e këtij kampionati ishte edhe një finale për femra, duke shpallur fituese boksieren 18-vjeçare nga Gjilani i Kosovës, Erona Shabani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img