Saturday, November 23, 2024

Pas pak, ora 16:00, Erzeni-Vllaznia. Tekniku Memelli zyrtarizon formacionin e parë. Hakaj dhe Alivoda e nisin nga minuta e parë

Lexo

Pas pak, ora 16:00, në stadiumin “Arena Egnatia” të qytetit të Rrogozhinës nis ndeshja, Erzeni-Vllaznisë. Është ky çifti i parë që hap serinë e ndeshjeve të javës së dytë të kategorisë Abissnet Superiore, për të vijuar më pas me çiftin tjetër të ditës së sotme, Skënderbeu-Dinamo, ndërkohë që takimet e tjera do të luhen nesër dhe pasnesër.

Sa i përket kuqebluve, ato paraqiten sot me dy mungesa kryesore. Bëhet fjalë për Ardit Krymin, mesfushorin e ardhur nga Shaktar Soligorsk, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim muskulor të  pësuar ditë më parë duke e lënë jashtë aktivizimit në fushën e lojës

Ndërkohë, një mungesë tjetër e rëndësishme është edhe mbrojtësi Marko Juriç, i cili la fushën i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së parë me Kukësin të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në të tilla kushte, për ndeshjen e sotme,  tekniku Migen Memelli ka zyrtarizuar formacionin e parë duke rikthyer në lojë nga minuta e parë mbrojtësine majtë Ersin Hakaj dhe mesfushorin Rejan Alivoda.

Qarri në portë, katërshja e mbrojtjes me Smajlin dhe Hakajn në krahë, Çeshmedjiev dhe Stojanoviç në qëndër, Alivoda, Boshnjaku, Mala në mesfushë, si dhe Dodev, Gruda dhe Balaj në sulm.

Ky është formacioni që teknuku Memelli ka dorëzuar zyrtarisht për sfidën Erzeni-Vllanzia që nis në orën 16:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img