Saturday, July 27, 2024

Pas pak, Vllaznia-Laçi, ora 16:00 në “Loro Boriçi”. Trajneri Sedloski, beson shumë te fitorja, i kërkon skuadrës të luajë si në 15-të minutat e parë të javës së kaluar me Partizanin

Lexo

Vllaznia e vendit të 4-të do të pres në “Loro Boriçi”, Laçin e vendit të 6-të në duelin direktë për europë. Trajneri i Vllanisë është besim plotë se skuadra e tij ja del të fitojë pasi ka mbështetjen e tifozëve në Shkodër. Trajneri kërkon të tijve të luajnë si 15 minutat e para ndaj Partizanit.

Seldoski do të vuajë mungesën e Gurishtës edhe të Smajlit që e kanë mbyllur sezonin prej dëmtimit. Nga ana tjetër skuadra e Laçi nuk e ka vetë në dorë kapjen e vendit të 4 pasë është parakaluar nga Teuta që përballet ndaj Egnatias. Mundësit për vendin e 4-të tek kurbinasit janë zvogëluar ndjeshëm por një fitore sot do ta çonte shum afër objetivit. Megjithatë vlenë të theksohet fakti se kurbinasit në dy vitet e fundit nuk kanë arritur të dalin me 3 pikë nga transferta e Shkodrës.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Juric, Balutovic, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Çoba, Latifi, Balaj

Laçi: Selmani, Roganovic, Alla, Turkaj, Ziko, Bibo, Manellari,  Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Guindo

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img