Saturday, April 20, 2024

Laçi kërkon pikët maksimale në Shkodër. Edhe pse nuk është favorit në krahasim me Vllazninë dhe Teutën, kurbinasit synojnë vendin e katërt qe të çon në Europë

Lexo

Laçi nuk e ka më vetë në dorë kapjen e vendit të katërt, pasi në klasifikim është parakaluar edhe nga Teuta pas dy humbjeve radhazi që pësoi, duke zbritur kështu në vendin e gjashtë. Megjithatë, fakti që me Vllazninë është vetëm dy pikë më pak dhe sot luan një ndeshje direkte në Shkodër, i mban gjallë shpresat e kurbinasve për të arritur synimin në fund të kampionatit.

Mirëpo, përveçse se bardhezinjtë duhet të jenë perfektë në dy takimet e mbetura, nga ana tjetër, janë në dorë të ecurisë së Teutës, pasi duhet që durrsakët të lënë pikë në një nga dy ndeshjet që kanë kundër Egnatias dhe Partizanit.

Trajneri Stavri Nica pritet të bëjë ndryshime në formacion, teksa një lajm i mirë është rikthimi i mbrojtësit Albi Alla dhe mesfushorit Sebastjan Spahiu, të cilët munguan ndaj Tiranës për shkak kartonësh.

Gjasat janë që në këtë takim të sakrifikohet Vasil Shkurtaj, i cili pritet ta nisë nga stoli, ndërsa në majën e sulmit do të jetë si zakonisht Saliu Guindo.

Humbjet ndaj Kukësit dhe Tiranës kanë zhgënjyer jo pak drejtuesit e klubit, që në këtë fund sezoni duan me çdo kusht vendin e katërt për të qenë në Ligën e Konferencës.

Mundësitë janë zvogëluar ndjeshëm, por me një fitore në Shkodër, Laçi do të ishte edhe më afër objektivit, paçka se duhet të presë edhe rezultatin e Teutës që e ka sipër vetes.

Sot Nica do të hedhë në fushë një skuadër që pritet të jetë agresive, pasi luhet një ndeshje ku as barazimi nuk bën punë, për vetë momentin që ndodhet kampionati.

Në ekip e kanë të qartë se duhet vetëm fitore dhe Laçi ndër vite ka treguar se di të befasojë kuqeblutë. Megjithatë, u bënë dy vite që bardhezinjtë nuk marrin tri pikë në “Loro Boriçi”, teksa për herë të fundit ka ndodhur më 5 shkurt 2021 me shifrat 1-2 pas golave të sulmuesve Nuabueze dhe Harmon.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img