Është zyrtarizuar stadiumi ku përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen me Serbinë më 11 tetor. Në një njoftim të federatës serbe bëhet e ditur se kjo sfidë do të luhet në stadiumin më të madh në Beograd, në “Rajko Mitić”, që shërben dhe si shtëpia e Crvena Zvezdës. Po në këtë stadium, më 9 shtator, serbët do të përballen me Anglinë.
Njoftimi i Federatës Serbe:
“Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ndërsa ndeshja në shtëpi e raundit të fundit kundër Letonisë është zgjedhur në stadiumin “Dubocica” në Leskovac”.