Thursday, February 22, 2024

Përgatitjet për ndeshjet e qershorit / Silvinjo, tur takimesh nëpër Europë me lojtarët kuqezi

Lexo

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka nisur prej disa ditësh një tur nëpër Europë për të vëzhguar në aksion lojtarët kuqezi dhe për t’u takuar me disa prej tyre.

Javën e kaluar tekniku brazilian ishte në Portugali për të parë Enea Mihajn në ndeshjen që klubi i tij Famalicao zhvilloi ndaj Portos dhe pati një takim me mbrojtësin kuqezi.

Gjithashtu, po javën e kaluar Silvinjo së bashku me ndihmësi i tij Pablo Zabaleta ka ndjekur edhe ndeshje të Granadas dhe Espanyol në Spanjë, ku janë aktivizuar Myrto Uzuni dhe Keidi Bare, me të cilët është takuar pas ndeshjeve dhe ka diskutuar për situatën që po kalojnë me klubet dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare.

Të dielën trajneri së bashku me ndihmësin tjetër, Doriva Junior ishin në Zvicër për të ndjekur ndeshjen e Grasshopers në kampionatin zviceran, ku Abrashi u aktivizua për 90 minuta. Edhe në këtë rast Silvinjo është takuar pas ndeshjes me mesfushorin kuqezi dhe kanë diskutuar për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Europianit.

Aktualisht, trajneri i Kombëtares së bashku me Dorivën ndodhen në Itali, ku gjithashtu do të kenë mundësi të takohen me disa prej lojtarëve shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin italian, duke nisur që nga Kristjan Asllani, Berat Gjimshiti, Etrit Berisha apo edhe Elseid Hysaj, ndërsa do të ndjekë mesfushorin Nedim Bajrami në ndeshjen e së hënës Sasuolo-Bolonja.

Silvinjo dhe stafi i tij teknik vazhdojnë me intensitet punën, duke u përgatitur për ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy sfida shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit, ndërsa ky tur është mjaft i vlefshëm për tekniku që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe të diskutojë me to.

Sakaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët qoftë edhe për video-bisedave dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë grupin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img