Sunday, May 19, 2024

Përplasje shkodranësh në TVSH/ Plori: Teuta është skuadra që bën futbollin më të shëmtuar! Martini: “Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll, nuk e di ku ka drejtuar!

Lexo

Ekrani i RTSH në emisionin “Rubrika Sportive” është bërë protagonist që dy shkodranë të trajnimit të futbollit të përplasen me deklaratat e tyre publike.
“Mendoj se kampion duhet të dalë skuadra që luan futbollin më të bukur. Nga pesë skuadrat e vendeve të para, Teuta është skuadra që bën futbollin më të shëmtuar. Këtë vit, Teuta është vendi i parë më i shëmtuar për futbollin që ka dhuruar. Të falenderojnë sulmuesin që shënoi atë gol, bravo u qoftë, se me atë futboll që kanë zhvilluar… Është një skuadër që mbrohet mirë, ka ekuilibër në fushën e lojës, por nuk mund të më thotë kush se kjo skuadër ka zhvilluar futboll të bukur“, shprehej Elvis Plori, ndihmësi i trajnerit kuqeblu të Vllaznisë, gjatë një lidhje direkte nëpërmjet Skype me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH të javës së kaluar 04.04.2021..
Një javë më pas, me 11.04.2021, në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, e njëjta lidhje me Skype është bërë me trajnerin e Teutës, shkodranin Edi Martini, skuadër e cila pas javës së 27-të kryeson kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Mes të tjerash, duke diskutuar për ecurinë e Teutës, drejtuesja e emisionit, Hygerta Sako, i kujton Martinit deklaratën që kolegu i tij Plori kishte bërë një javë më parë.
“Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll, nuk e di ku ka drejtuar. Gjithsesi, unë merem me skuadrën time, nuk kam kohë me u marrë me të tjerët, kështu që… pak më intereson. Jam super i kënaqur me lojën e Teutës, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm loje, sepse jemi në vend të parë dhe kjo është ajo që më intereson më tepër”, vjen kundrapërgjigja e trajneri Edi Martini .
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img