Saturday, July 27, 2024

Edmond Dosti nuk e llogarit Vllazninë pretendente….

Lexo

Ka kryesuar e vetme thuajse gjithë kampionatin kombëtar të këtij sezoni dhe aktualisht është në vendin e dytë me vetëm 2 pikë më pak se sa Teuta kryesuese. Bëhet fjalë për Vllazninë simpatike të këtij sezoni futbollistik, por, ish futbollisti i njohur Edmond Dosti, Vllaznia nuk e llogarit si pretendente për të fituar titullin kampion.
“Është një nga kampionatet e pakta ku janë pesë skuadra që luftojnë për të fituar titullin. Gjithsesi, unë shikoj tre pretendentë: Teuta, Partizani dhe Laçi. Të kuqtë i shikoj pak më përpara, e pamë edhe në ndeshjen e sotme me Bylisin, jo për rezultatin, por për lojtarët rezervë që ka. Mund të luajë kushdo në formacion”.
“Teuta ka një skuadër shumë të mirë. Është një kënaqësi që një ish-koleg, kemi lujtur bashkë në Slloveni, Edi Martini, është trajner. E përgëzoj dhe e uroj që ta fitojë. Po nuk e mori Partizani ose Laçi titullin, ia uroj Teutës.
Teuta ka mbrojtjen më të mirë në Ligë dhe kjo i jep shumë siguri, plus që ka një lojtar si Bregu, që zgjidh ndeshjen në momentet më të vështira. Ka pasur problem me sulmin, për këtë arsye ka dhe shumë barazime. Por në këto metra të fundit të kampionatit, e rëndësishme është ana psikologjike dhe ana fizike e ekipit. Martini e di shumë mirë se si fitohet një kampionat dhe besoj se do ia transmetojë edhe ekipit.
Në lidhje me Partizanin mund të them se e kishin vlerësuar sfidën me Bylisin. Para se të fillonin ndeshjen, Partizani ishte pesë pikë larg Teutës dhe nuk i lejohej një hap i gabuar. Shënoi shpejt dhe e bëri më të lehtë për ta fituar. Unë e kam thënë që në fillim se Partizani është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin, sidomos tani që ka dhe shërbimin e blerjeve të reja, lojtarë me experience. Partizanit i mungon një sulmues i mirfilltë, ata që ka janë alternativë. Sa i përket pyetjes se cili nga lojtarët e Partizanit mund të luajë në Austri, them se kampionati austriak është shumë i vështirë. Atje kemi Balajn, luan në qytetin ku jam unë, por atje është tjetër ritëm. Niveli i kampionatit këtu nuk është në cilësinë e Europës. Hapi kur të hidhet atje është shumë i vështirë, unë e kam provuar vetë, duhet të japësh 120% që të luash. Unë e uroj, por disa kanë qenë atje dhe janë rikthyer prapë”. Ky është opinioni i ish futbollistit të njohur Edmond Dosti, mendime të cilat i shprehu në emisionin “Rubrika Sportine në TVSH ku ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img