Play-off NBA/ Detroit “PISTONS” fitojnë në transfertë me “ Cavaliers”. Barazim 3-3, ndeshja e shtatë të dielen në Detroit. San Antonio kualifikohet në finale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në takimin e gjashtë mes San Antonio-s dhe Minnesota-s nuk kishte histori. Spurs falë paraqitjes së Stephn Castle (32 pikë, 11 topa në tabelë dhe 6 asist) dhe të zakonshmit Victor Ëembanyama (19 pikë, 6 topa në tabelë dhe 3 asist) iu imponuan ekipit të Mineapolisit që në periodën e parë. Spurs fituan këtë sfidë me shifrat 139-109 duke mbyllur serinë 4-2 dhe duke prerë një biletë për në finalen e Konferencës së Perëndimit ku i presin kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder.

Në Konferencën e Lindjes ndeshja mes Cleveland dhe Detroit u mbyll me fitoren e ekipit mik. Pistons triumfuan në Cleveland me shifrat 115-94 duke bërë të nevojshme që të luhet edhe ndeshja e shatë e kësaj serie për të vendosur se cila mes dy formacioneve do të shkojë në finale. Sa i përket kronikës ekipi i Pistons arriti që t’i shkaktonte humbjen e parë Cleveland gjatë këtyre play-off falë performancës së Cade Cunningham (21 pikë dhe 8 asist) dhe Jalen Duren (15 pikë dhe 11 topa në tabelë).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img