Friday, May 3, 2024

Taekwondo-Vllaznia kampione për të rinjë, nënkampione të rritur. 5 vende të para, 5 të dyta dhe 4 të treta, për kuqeblutë si individë

Lexo

 

Sporti i Taekwondosë në Shkodër vazhdon të jetë mes më të mirëve në rang kombëtar. Në sajë të punës sistematike dhe shumë profesionale që stafi teknik bën me grupin e sportistëve të kësaj disipline, ekipet e Vllaznisë kanë spikatur si fitues të disa trofeve gjatë këtij viti.

Suksesi më i fundit është ai i fundjavës së kaluar kur në garat e Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për kategorinë e të rinjëve dhe të rriturve të zhvilluar në qytetin e Durrësit, taekwondistët kuqeblu fituan trofetë e radhës, si ekip dhe si individë.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elion Puka dhe Neriman Puka, mori pjesë me 17 sportistë, 9 vajza dhe 8 djem. Gjithashtu pjesë e ekipit që morën pjesë ishin edhe 4 arbitra,Vlerar Bekteshi, Greta Çinarja, Bledar Vukaj dhe Gramoz Hasa.

Falë një paraqitje shumë të mirë në tapet, sportistët e Vllaznisë arritën të fitonin 5 vende të para, 5 vende të 2-ta dhe 4 vende të 3-ta.

Konkretisht, për kategorinë e të rinjëve, figurën më të mirë sportive e bënë Isra Meta pesha 46 kg, Irsa Osmanagiq pesha 55 kg, Enisa Shabaj pesha 59 kg, Arsiha Hasani pesha 63 kg, të cilët u shpallën kampionë kombëtarë si individë. Po, për kategorinë e të rinjëve, në vendet e dyta janë janë renditur Reimon Zekaj pesha 51 kg, Ajla Maho pesha 55 kg, Amina Batuni pesha 63 kg, Esad Malaj pesha 63 kg,  ndërkohë që vendet e treta janë renditur, Hysen Kërmeshtna, Eldis Muhja, Mirtan Hasaj dhe Elsaida Guri, përkatësisht në peshat 51, 55, dhe 59 kg.

Sa i përket konkurimit në kategorinë e të rriturve, paraqitjen më të mirë në ekipin e Vllaznisë e ka bërë, Suela Trushi që u shpall kampione në peshën 73 kg dhe Nejla Uruçi nënkampione në peshën 67 kg.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img