Prag Dinamo-Tirana, tekniku bardheblu Oges Shehi kërkon fitore në derbin kryeqytetas

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, doli sot para gazetarëve për të folur për derbin e nesërm me Dinamon. Ai tha mes të tjerash se gjendja psikologjike në skuadërë shtë e mirë dhe se me përqendrim e agresivitet do të kërkohet rezultati.

“Mendoj që nga ana psikologjike skuadra është në gjendje të mirë edhe për shkak të rezultateve të fundit. Kjo është gjithmonë një indicie për ta, por brenda ndeshjes ka shumë situate, që shpresojmë nesër t’i interpretojmë ashtu siç duhet dhe në fund të ditës të marrim atë që kërkojmë.

Nëse çdo skuadre në botë, edhe skuadrave më të mira, po t’i heqësh agresivitetin, i bie çdo lloj produktiviteti. Do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm për të qenë agresivë, sepse agresiviteti na çon aty ku duhet. Qasja do të jetë e njëjtë. Vlerësimi dhe interpretimi si duhet i situatave të veçanta do të jetë ajo që mund të na çojë drejt suksesit.

Mendoj se situatat janë shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e ndeshjes, mund ta kthejnë në favor ose disfavor. Duhet përqendrim dhe patjetër pastaj që brenda ndeshjes ka shumë ndeshje në anën e lëvizjes së njerëzve ose ndryshimit të lojës.

Në këto momente meritojnë komplimente të gjithë djemtë. Është rritur përgjegjshmëria, sepse javët ikin dhe për të marrë pikët zvogëlohet mundësia. Jemi në pikën e fundit të sezonit dhe tani merren gjithë frytet.

Kalendar i vështirë, por nga ana nga ana psikologjike mund të jetë edhe disi më favorizues për ne. Sepse kur luan me skuadra që janë aty në fundin e tabelës, stresi është më i madh dhe ka dhe edhe gjë të mirë që skuadrat që ne përballemi kanë dhe ato objektivin e tyre. Kur dy skuadra janë brenda objektivave, edhe ndeshja bëhet më e luftuar, më e barabartë në disa momente.

Janë edhe pesë ndeshje, por nuk duhet të mendojmë për ndeshjet që vijnë pas kësaj, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme”, – u shpreh trajneri Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img