Sunday, May 19, 2024

Prag klasikja, Tirana-Vllaznia, Fagu: Vetëm fitorja na bën punë ndaj Vllaznisë

Lexo

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Vllaznisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 16:00. Bardheblutë kërkojnë një vend në “Final 4” dhe rezultati i kësaj sfide mund të jetë vendimtar për këtë objektiv. Fagu vlerëson kundërshtarin, por thekson se Tiranës i bën punë vetëm fitorja.

“Ndeshje e vështirë duke parë edhe pozitat në klasifikim të të dyja skuadrave. Do të jetë e vështirë por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se 3 pikëve, bëjmë maksimumin për të shkuar drejt objektivit që kemi. Nuk duhet të frikësohemi pasi edhe dy ndeshje janë, llogaritë tani pakësohen përveç fitores nuk na bën punë asgjë tjetër.

Historia ka treguar që janë gjithmonë ndeshje speciale Vllaznia-Tirana, por duke parë pozitat entuziasti do të jetë i njëjti, nuk na intereson pjesa e Vllaznisë duhet të shohim veten tonë, duhet të marrim maksimumin për të arritur në “Final 4″.

Ne shanset i kemi duke fituar ndeshjet tona, e rëndësishme është të marrim 3 pikët me Vllazninë dhe të shohim në vazhdim. Najdovski e ka mbyllur sezonin, Latifi është kthyer në stërvitje me grupin, Lulaj nuk do të jetë për shkak kartonësh, pjesa tjetër është e gatshme”, ka thënë mes të tjerash Fagu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img