Kosova e Fodës është në ndjekje të vendit të parë në Grupin B, i cili mbahet nga Zvicra me 6 pikë. Kombëtarja dardane në dy takime ka grumbulluar tre pikë ndërsa sonte pret në “Fadi Vokrri” një tjetër kandidate të mundshme për tu kualifikuar në Botëror siç është Sllovenia e emrave si Oblak dhe Sesko.
Për Muriqin me shokë ndeshja e sotme ka një vlerë të madhe pasi nëse mundin ekipin slloven atëherë do të hedhin baza të shëndosha të një fushate, e cila mund të kurorëzohet të paktën me pjesëmarrjen në play-off.
Sa i përket takimit tjetër të këtij grupi në Suedi ekipi i Tomason pret kryesuesit e Zvicrës, të cilët nëse nuk evitojnë humbjen do të lënë më shumë se kurrë të hapur çështjen kualifikim.



