Wednesday, December 11, 2024

Prag Turneu Ndërkombëtar i boksit, Kryebashkiaku shkodran Benet Beci, pret ish kampionin e botës Roy Jones Jr, kampionen botërore, Ikram Kerëat, organizatorin Mondi Ndou, etj pjesëtarë të stafit

Lexo

Pasditen e së shtunës nis në Shkodër Turneu Ndërkombëtar i Boksit, një aktivitet që sipas organizatorëve është i pari dhe më i madhi i këtij lloji që zhvillohet në vendin tonë. Në pritje të zhvillimit të këtij turneu, kryebashkiaku shkodran, Benet Beci, priti një përfaqësi të këtij turneu.

“Pata mundësinë të kem si mysafirë boksierin e mirënjohur Roy Jones Jr, kampionen botërore të ËBU-së, Ikram Kerëat dhe drejtorin ekzekutiv të ËBF-së, Christian Rösen, së bashku me ekipin e tyre.

Ata do të marrin pjesë në eventin “FISTS OF FIRE” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” këtë fundjavë në Shkodër.

Përvojë frymëzuese, e mbushur me histori, përkushtim dhe triumf në botën e sportit kjo e tyrja.

Shpresoj shumë që këto ditë në Shkodër të jenë emocionuese e shpërblyese për ta.

Ju uroj suksese sportistëve dhe emocione të bukura të gjithë dashamirësve të këtyre garave!”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim të përcjellë mbrëmjen e së premtes në rrjetet sociale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img