Wednesday, February 21, 2024

Pragndeshja Vllaznia-Çelsi. Skuadra kuqeblu e femrave meriton mbështetje në sfidën e Ligës së Kampioneve të Europës!

Lexo

Nga prof. dr. Xhevdet ZEKAJ

Ndeshja e fundit e Vllaznisë për femra në qytetin e saj. Ne themi Shkodra e civilizuar, Shkodra e artit dhe kulturës, Shkodra që e do sportin dhe e ka “fe” futbollin. Tashmë kanë ndryshuar kohërat, futbolli i femrave po përparon. Sidomos vajzat kuqeblu bënë historinë, duke arritur në fazën e grupeve të Champions League.

Një sukses me të cilin mburret çdo shqiptar, jo më shkodranët. Edhe me femrat, Shkodra po jep modelin e saj avangardë, sikurse ka dhënë shembullin e para në futbollin shqiptar prej një shekulli e ca me Vllazninë e meshkujve. Mendoj se këtë radhë, shkodranët duhet të jenë të stadium, t’i mbeshtesin dhe t’i falënderojnë vajzat kuqeblu, sepse e dërguan emrin e Vllazninë në majë, në elitën e Champions League, duke u përballur me gjigantë si Real Madridi, PSG dhe Chelsea.

Ato e meritojnë një mirënjohje të tillë, sepse kanë bërë shumë për kryeqendrën e veriut, për krejt futbollin shqiptar. Ato kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e lojtarit të 12-të, jo për të mundur Chelsea, por për të treguar se janë dinjitoze, krenaria e Shkodrës, se dhanë gjithçka. Mos harroni se në ndeshjen e femrave mes Barcelonës dhe Real Madridit ishin mbi 80 mijë tifozë, çka tregon se futbolli i femrave po ngërthen interesin e sportdashësve të vërtetë.

Dhe shkodranët janë të tillë, dinë t’i mbështesin emblemat e tyre në të mirë dhe të keq, pa interes, por me zemër. Vllaznia po luan në grupet e Champions League, përballë rivalësh të mëdhenj, ndaj e ka arritur objektivin madhor qysh me kualifikimin në këtë “sallon VIP-ash”. Asgjë nuk kërkohet më shumë nga një skuadër me kaq vite jetë, në kushtet infrastrukturore dhe financiare sportive si në Shqipëri.

Pjesëmarrja në stadium, ndaj Chelsea, do të ishte “faleminderit” më i mirë për këto vajza heroina, që bënë të intonohej himni i Ligës së Kampionëve në “Loro Boriçi”, i fazës në grupe, si kurrë më parë në Shqipëri. Është koha për të treguar atë që kemi thënë për vite të tëra, se shkodranët janë modeli i qytetarisë, zotnillëkut, futbolldashësit. Vajzat kuqeblu e meritojnë këtë mbështetje në ndeshjen e fundit të kësaj fushate eliminatore në shtëpi, ndaj mos ngurroni ta mbushni “Loro Boriçin”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img