Pragndeshja Vllaznia-Laçi: Duro: Fitorja është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, jo vetëm për ne, por për të gjitha skuadrat e tjera rivale

Lexo

Futboll- Kategoria e Dytë/Kampionati nis me derbin shkodran. Veleçiku mund Murlanin 2-1. Fitojnë edhe Shënkolli, Iliria, Gramshi, Naftëtari

Ka nisur garën e tij edhe Kampionati Kombëtar për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Që në javën e...

Volejboll Meshkuj-Start jo i mbarë për Vllazninë, e mund Partizani 3-1

Partizani-Vllaznia 3-1(23-25, 25-15, 25-18, 25-21)Partizani: Elton Xhija, Muharrem Deliu, Denis Dedja, Juli Çela, Bledi Rama, Taulant Tepelena, Xhoi Osmani,...

Vllaznia, kryesuese me mjaft meritë e Superiores së futbollit shqiptar përballet nesër në “Loro Boriçi” me Laçin, aktualisht skuadrën më në formë të kampionatit. Miqtë kanë avantazhin sepse vijnë në këtë përballje me një moral të lartë pas dy fitoreve radhazi ndaj Tiranës dhe Teutës, ndaj edhe trajneri Shpëtim Duro, që më herët ka patur rastin të drejtojë edhe Vllazninë, është optimist për kalimin me sukses të kësaj ndeshje. Sipas tij, edhe barazimi është rezultat i kënaqshëm për to që luajnë në transfertë, por një tre pikësh i tyre, thotë se do ta bënte edhe më të bukur kampionatin.

“Sigurisht situata e skuadrës është pozitive, pasi kemi arritur dy fitore, një në transfertë dhe një brenda ndaj dy skuadrave shumë të forta siç janë Teuta dhe Tirana. Patjetër që vlerësimi për Vllazninë është maksimal dhe pozitiv për atë që ka bërë deri tani. Luajmë me skuadrën më të mirë të momentit, kështu që ne e kemi vlerësuar në të gjitha aspektet. Rezultati është i rëndësishëm për vazhdimësinë, jo vetëm për ne, por ka interes edhe për skuadrat e tjera rivale me Vllazninë. Çdo ndeshje ka presion, këtë ndeshje ka presion edhe Laçi, njëkohësisht edhe Vllaznia. Rezultati në favor të Vllaznisë sigurisht që krijon atë distancën për vendin e parë. Një fitore e Laçit do krijonte një situatë tjetër, jo pozitive për Vllazninë për vazhdimësinë e kampionatit. Është ndeshje e radhës, sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kampionati është i gjatë. Kjo e shton rëndësinë, pasi jemi ekipi i vendit të tretë për momentin dhe luajmë kundër vendit të parë. Patjetër që ka interes të përgjithshëm, nga shumë faktorë. Patjetër që mungesa e Mazrrekajt është e rëndësishme, duke pasur parasysh që në dy takimet e fundit ka qenë protagonist jo vetëm në shënimin e golave. Ai ka bërë lojë të mirë dhe veprimet e tij kanë qenë në funksion të skuadrës. Normalisht Vllaznia është një skuadër për t’u respektuar në të gjitha aspektet. Janë një ekip i ekuilibruar, ndoshta nuk kanë emra të mëdhenj, por kanë lojtarë me përvojë në të gjitha repartet. Gjithashtu e kanë interpretuar shumë mirë kampionatin deri tani. Ndaj skuadrave solide duhet interpretim jashtëzakonisht i mirë në të gjithë aspektet e lojës. Them se duhet të jemi perfekt në këtë ndeshje, përsa i përket vendosjes taktike dhe të japim 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv. E thashë edhe më parë, fitorja është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Jo vetëm për ne, por për të gjitha skuadrat e tjera rivale. Normalisht edhe barazimi është rezultat i pranueshëm, pasi luajmë ndaj skuadrës së vendit të parë. Gjithsesi do dëshiroja të merrja maksimumin në këtë ndeshje. E kemi fituar takimin e parë me Vllazninë dhe e kemi merituar fitoren për mënyrën e zhvillimit të lojës. Gjithsesi çdo ndeshje ka historinë e vet, kjo është ndeshje tjetër, histori tjetër. Patjetër që Vllaznia kërkon maksimumin, pasi vjen pas dy barazimeve. Njëkohësisht edhe ne jemi skuadër me kualitet, që mund ta kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje”, është shprehur Shpëtim Duro.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Volejboll Meshkuj-Start jo i mbarë për Vllazninë, e mund Partizani 3-1

Partizani-Vllaznia 3-1(23-25, 25-15, 25-18, 25-21)Partizani: Elton Xhija, Muharrem Deliu, Denis Dedja, Juli Çela, Bledi Rama, Taulant Tepelena, Xhoi Osmani, Klajdi Mexhaj, Blerim Memia, Klodian...

Volejboll Femra-Vllaznia e nis me humbje kampionatin, mundet nga Partizani 3-1

Partizani-Vllaznia 3-1(22-25, 25-18, 25-16, 25-22)Partizani: Silvana Bushati, Eni Fagu, MIkaela Koleci, Klavia Petëza, Çezarina Xheka, Joana Kushi, Uenda Bytyçi, Enkeleda Braho, Xhovana Kaçorri, Megi...
- Advertisement -