Wednesday, April 24, 2024

Premier League-Manchester City mund Chelsea-n. Festohet titulli, tifozët pushtojnë fushën e lojës

Lexo

Festë totale në Etihad Stadium, ku Manchester City feston me fitore triumfin në Premier League. Skuadra e Guardiolës, kampione matematikisht pas humbjes së Arsenalit të shtunën, mundi 1-0 Chelsea-n falë golit të Julian Alvarez në minutën e 12-të. Në fund të lojës filloi festa, me tifozët që pushtuan fushën, më pas kapiteni Gundogan ngriti trofeun e Premier League. Tani për City-n fokusi është te finalja e Champions League kundër Interit.

Në ndeshjet e tjera të javës së 37-të, Ëest Ham, kundërshtar I Fiorentinës në finalen e Conference League, dhe Brighton fituan. “Hummers” mundën Leeds 3-1. Skuadra e De Zerbi në vend të kësaj, me të njëjtin rezultat, mundi Southampton.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img