Prononcimi i Zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, pas fitores me penallti ndaj Elbasanit dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Normalisht e kishim vlerësuar si ndeshje, nuk është se vinim në një moment të mirë. Çunat nuk ishin në një moment të mirë nga dy humbjet në kampionat. Çunat e kaluan momentin, u mblodhën mirë dhe dhanë maksimumin. Kam një falënderim të veçantë për ta.

Ne sot kishim ndryshuar, kishim bërë një 3-5-2 me Grudën e Bakajoko përpara, duke marrë gjerësinë e mesfushës, me sulm gradual, duke pasur parasysh që Elbasani ka tranzicion pozitiv shumë të shpejtë e duhej të ishim gjithë kohës në ekuilibër.

Ishte një ndeshje që nuk duhej ta gabomi, u bë ndeshje e fortë. Të dy ekipet e meritonin finalen, edhe Elbasani se e barazuan, shkuan në shtesë, shkuam në penallti. Na buzëqeshi ne këtë radhë, nuk është se kemi pasur shumë fat me penalltitë, në Europë jemi eliminuar dy herë nga ato. Por përgëzoj djemtë se dhanë maksimumin.

Nuk është se i kishim ndarë penalltitë, e kishim vendosur që do bëheshin në fushë direkt gjuajtësit. I vendosëm aty shpejt e shpejt”, tha Brahja për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img