Saturday, July 27, 2024

Provokim i Crvena Zvezdas në Champions. Shpaloset një pankartë e terroristit të vrarë në Banjskë

Lexo

Në ndeshjen e UEFA Champions League në Beograd mes Crvena Zvezda dhe Young Boys, u shpalos një pankartë e Stefan Nedeljkovic, terroristi i vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Në fillim të pjesës së dytë, tifozët e skuadrës serbe zbuluan një koreografi provokuese për nder të serbëve të vdekur, të vrarë në Kosovë. Tifozët e skuadrës serbe kishin paraqitur një fotografi të njërit prej të vrarëve dhe poshtë kishin shkruar emrat e terroristëve të vrarë.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ndalon rreptësisht propagandën e terroristëve dhe aktet e tyre në ndeshjet e saj. Nëse delegati Danijel Jošt nga Sllovenia do të jetë i saktë në raportimin e tij, Zvezda do të përballet me një dënim të rëndë.

Nuk është hera e parë që ndodhin provokime të tilla, aq më tepër në botën e sportit. Ka ndodhur dhe gjatë Botërorit në Katar, kur serbët shfaqën në dhomat e zhveshjes flamurin e tyre mbi hartën e Kosovës dhe me shkrimin “nuk ka dorëzim”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img