Tuesday, May 14, 2024

Dy vjet pa Kosta Grillon. Komentatori i njohur i RTSH-së që humbi “betejen” me Covid në 5 tetor 2021

Lexo

Një zë atipik, ritmik dhe i dashur në timbër, sa për ta bërë të dallueshëm edhe pa e parë në ekran. E po ti shtoje një puro, bashkë me gazetën e sportit ndër duar, imazhi ishte ai i Kosta Grillos, komentatorit të një jete të ndeshjeve të futbollit, që aq shumë i mungon ekranit e tifozëve, edhe pse shpesh kontrovers në deklaratat e tij. Sot u bënë dy vjet pa Kostën, që nuk arriti të komentonte dot deri në fund, ndeshjen e tij me COVID-19, të vetmen që humbi….

E për ta kujtuar, një si Kosta që pozitivitetin e kishte vyrtyt, mjafton të thuash atë që ai ishte, njeriun që pasionin e ktheu në profesionin, e treguar kjo me kohëzgjatjen prej 28 vjetësh në mikrofon. E kishte imagjinuar gjithnjë jetën e tij të tillë, pavarësisht zgjedhjes për të studiuar për gjuhë-letërsi.

Nën kujdesin e Vladimir Grillos, djalit te xhaxhait dhe nje ikone te asaj kohe te sportit ne vend, Kosta u njoh me stadiumet dhe komentin që në moshën 10 vjeçare. Nga atëherë gjithcka e solli rreth topit – shkollën në Athinë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, si hap drejt një jete profesionale, të cilën e nisi në gazetë, e nga 91’ në RTSH-në, që Kosta e quante shtëpi.

I ndarë mes dy shtetesh, Shqipërisë dhe Qipros, në të gjithë zhanret e sportit ku manovroi suksesshëm, ai dha diçka nga vetja, e kjo e bënte të preferuarin e publikut, të pakalueshëm nga askush. Kosta iku shumë shpejt, vetëm 59 vjeç, por ishte koha e mjaftueshme për të qendruar përgjithnjë në memorjen e njerëzve që e njohën e të gjithë atyre që e dëgjuan…

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img