Saturday, July 27, 2024

Liga e Konferencës, dita e dytë e ndeshjeve në grupe. Fiorentina barazon, zhgënjen Besiktas, fitojnë Aston Villa e Fenerbahce

Lexo

Dita e dytë e grupeve në Ligën e Konferencës, Fiorentina kabarazuar 2-2 në Franchi ndaj Ferencvaros të Dejan Stankoviçit. Epërsi e dyfishtë për hungarezët, në pjesën e parë me Varga (25′) dhe më pas, në fillim të pjesës së dytë, me Cisé (50′). Në pjesën e dytë Italiano vendos barazpeshën falë Barak (66′) dhe Ikoné (93′).

Besiktas ka pësuar një goditje të rëndë në shtëpi duke u mundur me rezultatin 3-2 nga Lugano. Skuadra turke arriti të gjejë avantazhin e dyfishtë me Aboubakar 38’ dhe 52’. Por dalja e Rosier me dy të verdhë në minutën e 61-të ndryshoi të gjithë skenarin, me miqtë që arritën të shënojnë tri herë(Aliseda 81’, Vladi 86’ dhe Bailly autogol 89’) duke rrëmbyer fitoren.

Fiton Aston Villa, 1-0 përballë Zirinjski Mostar, gol i Mc Ginn në minutën e 90’+4. Fitore 2-1 për Fenerbahce në transfertë përballë Spartak Trnava, me dopietën e King(70’ dhe 81’). Goli për vendasit u shënua nga Ofori 88’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img