Thursday, May 30, 2024

Qatip Osmani-Mesazhi emocionues i trajnerit të larguar kuqeblu: Krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë! Respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe

Lexo

Komunikatë për media:

Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.

Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë.

Tani në largim, dua të falënderoj në veçanti futbollistët që kisha në përbërje, falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët në klub dhe jashtë, stafin teknik, njerëzit që më kanë mbështetur, mediat për bashkëpunimin e tyre korrekt, si dhe tifozerinë shkodrane dhe qytetin e Shkodrës për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Kjo periudhë do mbetet gjithmonë në kujtesën time për mënyrën e veçantë si u trajtuam nga të gjithë në këtë aventurë të futbollit. KF Vllaznisë i uroj shumë fat e suksese në të ardhmen.

Me respekt, Qatip Osmani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img