Thursday, July 18, 2024

Raundi i parë i kualifikueseve të EURO U-17 & U-19 për vajza do të zhvillohet në Shqipëri. FSHF, organizatore e mini-turneve

Lexo

Ekipet Kombëtare U-17 dhe U-19 për vajza njohën në muajin qershor emrat e skuadrave rivale në raundin e parë të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Europian 2024-2025. Shqipëria U-17 është pjesë e grupit B4 dhe përballë do të ketë Kosovën dhe Izraelin, ndërsa Kombëtarja U-19 është shortuar në të njëjtin grup me Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë në grupin B1.

Pas konsultimeve mes federatave anëtare dhe UEFA-s është vendosur që të dyja këto mini-turne të zhvillohen në Shqipëri dhe organizimi i dy kompeticioneve europianë i është besuar sërish FSHF-së.

Ndeshjet e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian për vajzat e grupmoshës U-17 do të luhen në datat 30 tetor, 2 dhe 5 nëntor 2024. Ndërsa takimet e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian për vajzat e grupmoshës U-19 do të luhen në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor.

Organizimi i ndeshjeve të këtij raundi nga FSHF është një tregues i qartë i punës së mirë të bërë nga institucioni i futbollit shqiptar, që vlerësohet jo vetëm nga UEFA, por edhe nga federatat e tjera anëtare, të cilat janë të hapura për të bashkëpunuar me institucionin e futbollit shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img