Monday, December 9, 2024

Rei Shpuza, portjeri i muajit në Akademinë Vllaznia! Duke ecur në traditën e babait të tij Ali Shpuza, Rei, synon që shumë shpejt të mbrojë portën e Vllaznisë së madhe

Lexo

“Portieri i muajit në Akademinë Vllaznia! Rei Shpuza është zgjedhur portieri i muajit nëntor për grupmoshat U 13-14-15, nga sondazhi i realizuar në story. Të nominuar nga stafi i akademisë ishin Cen Amuli dhe Besard Ndoj.” 

Ky është njoftimi zyrtar që Akademia e Futbollit Vllaznia, ka përcjellë për publikun në lidhje me fituesin e çmimit “futbollisti i muajit”, një risi kjo klubit kuqeblu për këtë sezon, çka evidenton dhe motivon elementin e ri në radhët e brezit të ri të Akademisë së Futbollit Vllaznia.

Por, përpos kësaj, e parë në një këndvështrim më të gjërë, emri i Rei Shpuzës ka marrë një vemendje të plotë në opinionin sportive gjatë periudhës së fundit, ku më së shumtmi, specialistët e futbollit e cilësojnë si një portjer të perspectives.

Ai sot është 14 vjeç, por fillimet i ka qënë në moshë 8-9 vjeçare, atëherë kur babai i tij, ish portjeri i Vllaznisë Ali Shpuza punon me të individualisht, dhe në moshën 10 vjeçare është gati të luajë në Ligën Rajonale të moshave në ekipin “Shpresa”, me trajner Ardit Mani, vitë në të cilin, ai u shpall portieri më i mir i Turneut “Autochthonous” U11, organizuar nga shoqata sportive, Shkodra Sport Event” me drejtues Jetmir Podgorica.

Në moshën 11 vjeç debuton për Vllazninë U-13 në Kampionatin e Superiores, në moshën 13 vjec luan për ekipin e Vllaznisë në Kategorinë Parë duke qënë edhe kapiten i këtij ekipi. Me këtë grupmoshë, skuadra e tij luan në finale të fazës Play Off me ekipin e Flamurtarit ku fitojnë me rrezultatin 2 me 1, ku Rei Shpuza si kapiten, spikat si pika kryesore e skuadrës duke duke e ngjitur ekipin U14 në kategorinë Superiore.

Aktualisht, në sezonin 2024-2025 është pjesë e Kampionatit të Superligës së grupmoshës U15 me trajner Amarildo Belisha duke u pozicionuar në vendin e dytë aktulisht, duke qënë sërishmi është kapiten i ketij ekipi.

Falë aftësive të tij në ruajtjen e katërkëndorit kuqeblu, ftohet nga Vllaznia e një kategorie më të lartë në moshë, atë U-16 me trajner Denis Zmijanin, duke qënë kontribues në fitoren 4-0 ndaj Dinamos, me një përformancë të shkëlqyer, ku me të drejtë AF Vllaznia, ka  publikuar në faqen zyrtare të saj një pritje spektakolare të Rei Shpuzës.

Krahas kontributit tek ekipet e Akademisë Futbollit Vllaznia, Rei është përzgjedhur në kontigjentin e Kombëtares Rajonale me trajner Haris Dalipi, ku është edhe kapiten i skudrës.

Përcollëm kështu një përshkrim të shkurtër të portjerit të talentuar shkodran, Rei Shpuza, pjesë e ekipit Vllaznia U-15, ku me të dhënat mjaft cilësore që ai disponon, është një garanci e plotë, që shumë shpejt të bëhet pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë së madhe.

 (Video) Pamje të një prej pritjeve spektakolare të Rei Shpuzës në Kampionatin e Superligës së moshave.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img