Sunday, November 24, 2024

Fitorja e thellë me San Marinon-Reja i kënaqur, por… ka edhe kritika

Lexo

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, i kënaqur me fitoren 5-0 kundër San Marinos, por ka edhe kritika për të tijtë

Një fitore 5-0 është e natyrshme që të jep kënaqësi dhe kjo është e vlefshme dhe për trajnerin e përfaqësueses kuqezi, Edi Reja, pavarësisht se u arrit përballë një kundërshtari modest në letër siç është San Marino. Trajneri italian i kuqezinjve është shfaqur i lumtur në fund të ndeshjes, por ndërkohë nuk i ka kursyer kritikat për të besuarit e tij për disa moment të caktuara të lojës.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, por nuk ishim sa duhet konkret. Ndërkohë në pjesën e dytë ishim më konkret. Ishim më shumë finalizues në pjesën e dytë pasi vendosëm Brojën e Roshin, të fortë fizikisht. Kundërshtari u lodh, ne shënuam golin e dytë dhe gjërat u bënë më të thjeshta”.

“Nuk më pëlqeu loja, kur dikush bënte veprime të tepërta, vonohej manovra. Dua që 90 minutat të kenë ritëm të lartë, duhet luajtur ashtu siç kemi bërë në pjesën e parë. Kemi marrë 6 pikë, ato që kishim parashikuar. E kemi thënë, nëse donim të ishim konkurues, duhet të fitonim këto ndeshje. Ekipi po luan mirë, djemtë besojnë, kemi një grup të mirë”.

“Barazimi mes Polonisë dhe Anglisë? Në një moment ishim të lumtur, por më pas erdhi një dush i ftohtë me atë gol në shtesë. Gjithsesi, nëse duam të vazhdojmë ëndrrën tonë, duhet të mundim Poloninë këtu. Tani jemi të dytët, është një rezultat i rëndësishëm, duhet të ruajmë këtë pozicion. Nëse luajmë me kujdes, mund të bëjmë mirë me këdo”.

“Broja? U tregua shumë i aftë, altruist, arriti të gjejë lojtarët, nuk kërkoi vetëm golin. Kjo më kënaq, sepse tregoi përulësi. Edhe Uzuni, më pëlqen kjo sjellje. Kjo është diçka e mirë, duhet të pasosh kur shoku është në pozicionin e duhur. Ishte ndër gjërat më të mira të ndeshjes”, ka deklaruar Reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img