Friday, March 29, 2024

Respekt për njerëzit e sportit! Pas portjerit Shkambaj që i dorëzoi portofolin turistit Italian, për t’u vlerësuar edhe gjesti i tifozit kuqeblu Nikoll Mirashi

Lexo

Pak ditë më parë ishte Erind Shkambaj, një i ri shkodran që spikatjen e ka në fushën e sportit si portjer i talentuar pranë ekipit të moshave të KF Shkodra, i cili u bë shumë i njohur me gjestin kuptimplotë të dorëzimit të një portofoli me dokumentë personal dhe shuma të konsiderushme financiare, një turisti Italian.

Ndërkohë, në skenë del një gjest tjetër  i kësaj natyre, që personazh ka përsëri një njeri të sportit. Bëhet fjalë për tifozin e njohur kuqeblu, Nikoll Mirashi, i cili, pasi ka gjetur një portofol në rrugë, brenda të cilit ka edhe një kartë identiteti si dhe shuma financiare, kërkon t’ia dorëzojë të zotit.

Dhe, për këtë Nikolla ka zgjedhur postimin e tij në rrjetet sociale për të bërë të mundur identifikimin e personit në fjalë dhe dorëzimin më pas të portofolit.

“Kam gjetur një portofol, dhe këtë kartë identiteti. Kush e njef  këtë Zotnin, ju Lutem ta lajmërojnë. Portofolin e ka tek unë së bashku me paratë që ka pas brenda, si dhe karten e identitetit”, shkruan tifozi kuqeblu, Nikoll Mirashi.

Dy rastet në fjalë tregojnë më së miri kulturën dhe fisnikërinë e qytetarëve shkodranë, që kur vijnë edhe nga njerëz të sportit, japin një mesazh edhe më kuptimplotë për komunitetin sportiv shkodran dhe më gjërë.”, shkruan tifozi shkodran, Nikoll Mirashi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img