Monday, May 20, 2024

Respekte për “Vllaznit Ultras”! Gjatë pjesës së parë në ndeshjen Tirana-Vllaznia qëndruan në heshtje në respekt të 4 viktimave të familjes shkodrane që humbën jetën në lumin Buna

Lexo

Për grupimin e tifozëve shkodranë, “Vllaznit Ultras”, është folur në lidhje me organizimet speciale që ato bëjnë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” por edhe në të gjitha stadiumet e tjera të Shqipërisë kur luan Vllaznia duke mbështetur fuqimisht ekipin e tyre të zemrës kuqeblu.

Grupimi “Vllaznit Ultras” ishte i pranishëm edhe sot në shkallët e stadiumit kombëtar “Air Albania” për të mbështetur Vllazninë në përballjen me Tinanën në kuadër të javës së 35 ptë të Abissnet Superiore.

Veçse ndeshja e sotme kishte diçka të veçantë për to. Të prekur nga ngjarja e dhimbshme e ditëve të fundit në qytetin e Shkodrës ku humbën jetën katër pjesëtar të një familje në lumin Buna, në respekt të tyre, ato gjatë të gjithë pjesës së parë qëndruan në heshtje

Ndërkohë, gjatë 45 minutave të pjesës së dytë, ato vazhduan ritualin e tyre të zakonshëm në mbështetje të skuadrës së zemrës Vllaznia.

(Video) Grupimi “Vllaznit Ultras” në stadiumin “Air Albania”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img