Sunday, May 19, 2024

Rikthehen emocionet e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”-zona Amerikës së Jugut

Lexo

Rikthehen emocionet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” për zonën e Amerikës së Jugut. Kështu të premten, në orët e para të mëngjesit, në RTSH Sport dhe RTSH 1 do të vijnë emocionet e ndeshjeve Uruguaj – Peru dhe Brazil – Kili. Kurse të shtunën, përsëri në ora 00:30, në RTSH Sport, Ekuador – Argjentinë. Bëhet fjalë për javën e parafundit të kualifikueseve, të cilat do të duhet të përfundojnë më 29 dhe 30 mars.

Ajo që dihet tashmë është fakti se Brazili e Argjentina, të cilat vazhdojnë të kenë një ndeshje më pak se të tjerët, kjo dhe për shkak të mosmarrjes së vendimit nga Conmenbol për atë takim të ndërprerë në Rio de Zhaneiro, janë kualifikuar tashmë për në Botëror. Tanimë është lufta për dy skuadrat e tjera që do të shkojnë direkt në Katar, e treta dhe e katërta në renditje. Ekuadori ka 25 pikë, ndërsa Uruguaji e Peruja, që janë respektivisht 22 dhe 21 pikë, luajnë direkt me njëra-tjetrën.

E teksa Kili me 19 pikë luan ndaj Brazilit, Kolumbia me 17 pikë dhe Bolivia me 15 pikë ndeshen me njëra-tjetrën. Pra në Amerikën e Jugut gara është e hapur për vendin e tretë dhe të katërt, që shkojnë në Katar, si dhe vendin e pestë që Play-off me zonën e Oqeanisë, gjë që do të ndodhë në qershor. Kështu Amerika e Jugut do të sjellë emocione të mëdha në Radio Televizionin Shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img