Wednesday, November 19, 2025

Rikthehet kampionati “Abissnet Superiore”, këto janë 5 sfidat e javës së 7-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 7-të që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Bylis – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 7-të, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në ora 14:00. Në dy takimet e tjera të së shtunës, Tirana do të presë Teutën në “Air Albania” ndërsa Egnatia do të përballet me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Të dyja ndeshjet do të luhen në ora 17:00.

Të dielën do të luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave, në ora 17:00. Elbasani do të luajë kundër Vorës në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin.

 Kalendari i javës së 7-të, Abissnet Superiore

Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00

Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00

Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00

AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00

Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img