Thursday, July 18, 2024

Rikthehet kursi për trajnerët e portjerëve. FSHF vjen me edicionin e dytë të “Goalkeeper Seminar”

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti edicionin e dytë të “Goalkeeping Seminar”, i dedikuar posaçërisht për trajnerët e portierëve që punojnë në futbollin shqiptar dhe që vjen pas suksesit me edicionin e parë që u zhvillua në muajin janar të këtij viti.

Seminari do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë më datën 2 tetor dhe pjesëmarrja është e hapur për të gjithë profesionistët e fushës në vendin tonë, por edhe nga Kosova. Qëllimi i seminarit është që t’u ofrohen trajnerëve të portierëve në Shqipëri mundësitë për t’u zhvilluar profesionalisht nëpërmjet informacioneve dhe përditësimeve më të fundit rreth stërvitjes së portierit modern.

Sektori i Edukimit në FSHF synon që seminare të këtij lloji të organizohen në mënyrë periodike gjatë vitit, duke ftuar lektorë të ndryshëm nga arena ndërkombëtare që punojnë prej vitesh si specialistë në trajnimin e portierëve.

Lektorët e këtij seminari të radhës do të jenë Prof. Adalberto Grigioni, i cili ka një eksperiencë të madhe mbi shpatulla, teksa ka trajnuar në klubin e Lazios  ne Serie A për më shumë se 18 vite.

Seminari do të jetë i ndarë në dy pjesë, me pjesën e parë që do të jetë teorike, ndërsa pjesa e dytë do të jetë një seancë praktike në fushë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img