Saturday, May 18, 2024

Europa League, shorti bujar me ekipet e mëdha, Xhixha “peshkon” Leverkusen-in

Lexo

Qarabag ku luan Xhixha u shortua në Grupin H, autostradë për ekipet e mëdha

Hidhet shorti i fazës së grupeve të Europa League për sezonin 2023/2024. 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund do të jenë të ndara me nga 8 grupe. West Ham, kampionët në fuqi, u shortuan në Grupin A me kundërshtarë si Olympiacos, Freiburg dhe ekipin serb Backa Topola.

Liverpool është skuadra më e kuotuar për të fituar trofeun europian. Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet në Grupin E me kundërshtarë si Lask Rojal Union Sant Zhilua dhe Tuluse.

Ndërkohë, Qarabag ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ndodhet në Grupin H dhe do të përballet me kundërshtarë si Leverkusen Molde dhe Hacken.

Ndërkohë Sparta e Pragës ku luan mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi do të jetë në Grupin C me skuadra si Rangers, Real Betis dhe Aris Limasol. Më 21 shtator do të nisin ndeshjet e para të grupeve.

GRUPET

Grupi A:

West Ham (ENG), Olympiacos (GRE), Freiburg (GER), TSC Bačka Topola (SRB)

Grupi B:

Ajax (NED), Marseille (FRA), Brighton (ENG), AEK Athens (GRE)

Grupi C:

Rangers (SCO), Real Betis (ESP), Sparta Praha (CZE), Aris Limassol (CYP)

Grupi D:

Atalanta (ITA), Sporting CP (POR), Sturm Graz (AUT), Raków Czestochowa (POL)

Grupi E:

Liverpool (ENG), LASK (AUT), Union SG (BEL), Toulouse (FRA)

Grupi F:

Villarreal (ESP), Rennes (FRA), Maccabi Haifa (ISR), Panathinaikos (GRE)

Grupi G:

Roma (ITA), Slavia Praha (CZE), Sheriff Tiraspol (MDA), Servette (SUI)

Grupi H:

Leverkusen (GER), Qarabağ (AZE), Molde (NOR), Häcken (SWE)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img