Sunday, December 1, 2024

Risi në futbollin e moshave, Superiore edhe për kategorinë U-13, Vllaznia dhe KF Shkodra pjesë e saj

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit po i kushton një rëndësi të veçantë moshave, brez i cili është një garanci e së ardhmes së futbollit shqiptar. Krahas kampionateve të të gjitha kategorive, rajonale dhe amatore ku aktivizohen me qindra dhe mijra futbollistë në ekipet e vendit tonë, një vemendje të posaçshme po i kushtohet kampionateve të Superliges së moshave, aty ku edhe cilësia dhe konkurenca është e pranishme javë për javë në fushat e futbollit. Superliges U-19, U-17, U-15, këtë sezon të ri futbollistik i shtohen edhe ndeshjet e Superiores U-13. Lajmi në fjalë që konsiderohet një risi për futbollin shqiptar është pritur mjaft mirë nga opinioni sportiv, pasi sipas vete specialistëve që punojnë pranë kësaj grupmoshe, një kampionat i tillë e shton akoma më shumë seriozitetin e kampionateve të futbollit në moshave në Shqipëri.

Burime zyrtare nga FSHF bëjnë të ditur se janë përcaktuar edhe 10 ekipet që do të konkurojnë në Superligen e moshave U-13, mes të cilave janë edhe dy ekipet shkodrane, Vllaznia dhe KF Shkodra. Krahas KF Vllaznia, klub i cili punon prej vitesh me përkushtim në ekipet e moshave, ajo që tërheq më shumë vemendjen ka të bëjë me KF Shkodra. Një emër, tashmë shumë i njohur në futbollin shqiptar, nga gjiri i të cilëve në 20 vitet e funksionimit të tij kanë dalë beza të tërë futbollistësh të talentuar, që krahas kampionatit shqiptar kanë spikatur edhe në Europë,  si Hysaj, Vajushi, Bala, Guri, Kruja, Hebaj,  etj. Kujtojmë që këtë sezon KF Shkodra U-19 është pjesë e rëndësishme e Superliges së kësaj grupmoshe, ndërkohë që struktura e këtij klubi konkuron edhe me grupmoshat U-11, U-15 dhe U-17 në Ligen amatore. Një klub ky, i cili menaxhohet në mënyrën më të mirë nga kryetrajneri Taip Piraniqi, në stafin e të cilit janë edhe një gruptrajnerësh shumë pasionantë dhe profesionalë, mes të cilëve edhe djali i tij, Rudi Piraniqi, së fundmi i licensuar edhe me kategorinë më të lartë të trajningut, UEFA Pro.

Sipas njoftimit të FSHF-së, starti i kampionatit të Superiores U-13 do të jetë që këtë fundjavë me duelet, Shkodra-Tirana, Laçi-Vllaznia, Brians-Shqiponjat 2017, Shënkolli-Akademia e Futbollit, Partizani-Internacional Tirana.

Më poshtë, mund të njiheni edhe me kalendarin e plotë të këtij sezoni futbollistik të Superiores U-13.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img