Friday, April 26, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë Futboll Femra, Nikolin Leka, flet për shortin e “UEFA Women Champions League”dhe objektivat

Lexo

Vllaznia, kampione e Shqipërisë në futboll për femra ka mësuar dje  kundërshtarin për ndeshjet e “UEFA Women Champions League”. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra ka përcaktuar që Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik të kalojë  direkt në ndeshjen finale të grupit të dhjetë eleminator. Shorti është ndjekur me interes edhe në kampim kuqeblu, mes të cilëve edhe trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, i cili ndër të tjera sqaron se kalimi në finale për skuadrën e tij është në bazë të koeficientit më të mirë që Vllaznia ka në raport me skuadrat e tjera.

Në vijim, trajneri Leka, komenton çiftin, FK Breznica e Malit të Zi-Spartak Myjava e Sllovenisë, ku fituesi do të luajë me Vllazninë në finalen e grupit 10-të. Në mbyllje, trajneri Leka, flet edhe për suksesin më të fundit të Vllaznisë U-16 që u shpall kampion, si dhe përfaqësimin që ajo kjo skuadër do të ketë javën e ardhshme në Turneun Ndërkombëtar veror që Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër organizon në edicionin e pestë.

(Video: Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, për shortin e “UEFA Women Champions League)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img