Roma fitoi 2-0 kundër Eintracht Frankfurt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Roma fitoi 2-0 kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e fundit të fazës së grupit në Europa league dhe siguroi kualifikimin për në ndeshjet e play-offit që do të luhen në shkurt. E vendosur për të marrë tri pikët, Roma e nisi me vrull ndeshjen, ndërkohë që Frankfurt u shfaq menjëherë i tërhequr, falë renditjes që i lejonte edhe humbjen për sa kohë që Gallatasaraj e Bodo Glimt nuk fitonin të dyja. Pas një rasti të Dovbik në minutën e 13-të, që gjuajti mbi tra në pozicion ballor, gjermanët u përgjigjën në të 22-tën, duke fituar vetëm një goditje nga këndi. Roma intensifikoi përpjekjet dhe në minutën e 36-të goditi shtyllën, si një prelud i golit që do të vinte një minutë para pushimit. Angelinjo, tepër aktiv nga e majta, gjuajti diagonalisht dhe mposhti portierin Trapp, duke i dhënë epërsinë e merituar skuadrës italiane. Roma lëshoi disi terren në pjesën e dytë, por pa i lejuar Frankfurtit të rrezikonte dhe në minutën e 69-të siguroi fitoren falë kundërsulmit që u mbyll me gol nga Shomorudov.

Me përfundimin e fazës së grupit, tetë skuadrat e para që kualifikohen direkt në raundin e 1 të tetave janë Lazio, Atletik Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht, Lion, Olimpiakos dhe Glasgoë Rangers.

Shorti i play offit do të hidhet të premten në orën 13.00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img