Friday, May 17, 2024

(Video) Vllaznia-Merkato-Rikthehet pista e Shkodran Mustafit. Babai i tij, Kujtimi, ndjek ndeshjen Vllaznia-Kukësi, në tribunën e “Loro Boriçit” përkrah presidentit Xhaferi. E konfirmon edhe trajneri Osmani

Lexo

Emri i Shkodran Mustafit, ish mbrojtësit të kombëtares gjermane, përflitet prej disa ditësh se është në bisedime të firmosë për Vllazninë. Pikërisht në ditët kur u duk se pista e tij po binte poshtë, mbrëmjen e sotme gjërat kanë filluar të lëvizin disi ndryshe.

Gjatë ndeshjes, Vllaznia-Kukësi, e vlefshme për javën e 19-të të Superiores, të cilën Vllaznia e fitoi me rezultatin 1 me 0, përkrah presidentit kuqeblu Alban Xhaferi, në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” është parë të ishte babai i futbollistit të përfolur, Shkodran Mustafi, Kujtimi, i cili njëherazi njihet edhe si menaxheri i djalit të tij.

Që do të thotë, se gjërat, duket se kanë filluar të lëvizin për mirë. Një gjë të tillë e konfirmoi për mediat edhe vetë trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, prononcim të cilin mund ta ndiqni në linkun që shoqëron shkrimin në portalin Veriu Sport.

Ndërkohë, pas largimit nga stadiumi “Loro Boriçi”, Alban Xhaferi së bashku me Kujtin Mustafin(babain e futbollistit Shkodran Mustafi), si dhe një mik i tij gjerman që e ka shoqëruar në këtë udhëtim drejt Shkodrës, kanë preferuar të bëjnë një shëtitje në pedonalen e qytetit verior. Nga sa bëhet e ditur, Kujtim Mustafi, do të jetë këto ditë në Shkodër, ku paraditja e së hënës mund të sjellë lajme të reja konkrete rreth pistës së mundshme që Shkodran Mustafi të firmosë për Vllazninë.

(Video) Momenti i pyetjes dhe përgjigjes së trajnerit Osmani, dhënë pas ndeshjes, Vllaznia-Kukësi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img