Wednesday, May 15, 2024

Seria A-Java e 11-të/Milan humb në shtëpi me Udinezen, mjafton goli i argjentinasit Pereyra

Lexo

Seria A e futbollit italian luajit javën e njëmbëdhjetë duke rezervuar një ndeshje interesante, siç ishte ajo në mes Milanit dhe Udinezes, e cila u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0 me 1 duke i dhënë friulianëve suksesin e tyre të parë këtë sezon në ligë.

Me kuqezinjtë në urgjencë dhe gjithashtu pa Theo Hernandez për shkak të dëmtimit, skuadra e Cioffit luajti një ndeshje të rregullt, duke i lënë Milanit shumë pak mundësi dhe duke goditur në pjesën e dytë me Pereyra. Argjentinasi mundi Maignan nga pika e bardhë në minutën e 62-të pas një faulli të Adli ndaj Ebosele. Reagimi i kuqezinjve erdhi vetëm në kohën shtesë, por për skuadrën e Piolit vetëm një pikë në tri javët e fundit.

Futbolli është një lojë e thjeshtë dhe shpesh për të fituar duhet vetëm të bësh sa më pak gabime. Udinese e re e Cioffit gjeti suksesin e parë në kampionat në Scala-n e futbollit, në shtëpinë e Milanit – në mes të një emergjence.

Por kuqezinjtë megjithatë, u paraqitën duke vërtetuar krizën e lojës, identitetin dhe rezultatet. Rezultati 0-1 erdhi me një penallti nga Pererya në pjesën e dytë, por thelbi i suksesit të Udineses ishte në anulimin e plotë të fazës sulmuese të skuadrës së Piolit, duke iu afruar disa herë epërsisë në kundërsulm dhe duke i lënë mundësinë Milanit vetëm në shtesë në pjesën e dytë, por rezistoi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img