Monday, April 29, 2024

Formula 1-Verstapen fiton edhe Sprintin në Brazil, e ndjekin Norris dhe Perez

Lexo

Pas polpozishënit të arritur të premten, edhe Sprinti të shtunën në Brazil, i takon Maks Verstapenit. Piloti holandez e nisi garën nga vendi i dytë por me Red Bullin e tij të shpejtë kalon Norrisin e vendit të parë dhe arrin ta ruajë kryesimin deri në fund duke mbërritur i pari në finish e duke marrë edhe pikët maksimale.

Për Verstapen ky është sprinti i 7-të i fituar në karrierë, i katërti për këtë sezon. Holandezit i mungon edhe 1 pikë për t’u bërë piloti i parë në histori që arrin kuotën e 500 pikëve në një sezon. Në përfundim të minigarës prej 24 xhirosh në Interlagos, në vendin e dytë u rendit Lando Norris me Meklaren, ndërsa në vendin e tretë Serxho Perez me Red Bull.

Sërish një garë për t’u harruar për Ferrarin. Lëklerk arriti të rrëmbejë vendin e pestë duke lënë pas, Leëis Hamilton, me britanikun që përfundoi i shtati, ndërsa Carlos Sainz I mbylli 100 km  në Interlagos në vendin e tetë.

GARA SPRINT

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Lando Norris (McLaren)
  3. Sergio Perez (Red Bull)
  4. George Russell (Mercedes)
  5. Charles Leclerc (Ferrari)
  6. Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)
  7. Leëis Hamilton (Mercedes)
  8. Carlos Sainz (Ferrari)
  9. Daniel Ricciardo (Aplha Tauri)
  10. Oscar Piastri (McLaren)
  11. Fernando Alonso (Aston Martin)
  12. Lance Stroll (Aston Martin)
  13. Pierre Gasly (Alpine)
  14. Esteban Ocon (Alpine)
  15. Alexander Albon (Williams)
  16. Kevin Magnussen (Haas)
  17. Nico Hulkenberg (Haas)
  18. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  19. Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
  20. Logan Sargeant (Williams)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img