Wednesday, May 8, 2024

SHAH-Talenti shkodran Henri Troshani shpallet kampion kombëtar për U10

Lexo

Është vetëm 10 vjeç, por falë talentit të tij të padiskutueshëm në sportin e shahut, shkodrani Henri Troshani është bërë jo pak i njohur për opinionin sportiv.

Sukseset e tij të njëpasnjëshme në garat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, në Ballkaniadë dhe Europianin e moshave janë tregues i qartë se Henri do të jetë një personazh kryesor në arenën shahistike shqiptare edhe me kategorinë e të rriturve.

Së fundmi, Henri Troshani u shpall kampion kombëtar për kategorinë e moshës 10-të vjeçare  në aktivitetin kombëtar të zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e 126 shahistësh të vegjël nga e gjithë Shqipëria.

“Ky që shikoni në foto është Henri Troshani që doli kampion në shah për moshen 10 vjeçare. Këtë rezultat e përsërit për të katërtin vit radhazi, pasi në këto vite ka edhe rezultatin më të lartë të karieres duke dalë kampion Ballkani në opsionin Rapid para dy vitesh. Është rezultat i një pune shumëvjeçare që ka bërë ai me mua pranë ekipit të Vllaznisë në shah. Tani, para këtij djaloshi rriten vështirësitë, sepse rritet edhe mosha, por besoj se me punë dhe seriozitet gjithçka arrihet. I uroj suksese të vazhdueshme në të ardhmen.”, komenton plot emocion trajneri i Henrit, veterani i njohur i shahut shkodran, Bernard Leka.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img