Thursday, May 9, 2024

(Video) Suksesi i Franko Burrajt në Mitingun e Barit, trajneri Bruno Rrotani: Objektivi, pjesëmarrja në Olimpiadë!

Lexo

Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj vazhdon pjesëmarrjet e tij të suksesshme në garat ndërkombëtare. I tillë ishte edhe konkurimi në Mitingun Ndërkombëtar që zhvillohet tradicionalisht në Bar(Tivar) të Malit të Zi, ku Burraj fitoi medaljen e artë në garën e vrapimit 100 metër si dhe vendosi rekordin e ri të këtij Mitingu me kohën 10’65.

Në prononcimin e dhënë pas këtij aktiviteti, trajneri i tij Bruno Rrotani shprehet i kënaqur nga paraqitja e atletit të tij, i cili dominoi mbi të gjithë konkurentët duke vijuar tregojë formën e tij shumë të mirë sportive që ai disponon.

Dyshja, Franko Burraj-Bruno Rrotani, vijnë pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror të atletikës zhvilluar pak ditë më parë në Gllazgou të Skocisë, ndërkohë që shumë shpejt, vetëm dy javë më pas do të udhëtonjë për një tjetër turne të rëndësishëm në Maqedoni.

Me këto aktivitete të njëpasnjëshme, trajneri Rrotani thotë se gjithçka është në shërbim të plotësimit të normës së kërkuar për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore që zhvillohet në muajin gusht në Paris.

Deri më tash, atletika Shqipëria ka vetëm një konfirmim pjesëmarrje në Olimpiadë me kampionen Luiza Gega, ndërkohë që pritet që një mundësi të tilla ta fitojnë edhe dy atletët shkodranë, Franko Burraj dhe Izmir Smajlaj.

Suksesi i Franko Burrajt në Mitingun e Barit, ka marrë vemendjen edhe të kryebashkiakut shkodran, Benet Beci, i cili, kënaqësinë e këtij rezultati e ka shpërndarë me bashkëqytetarët e tij shkodranë në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

“Franko Burraj, me pjesëmarrjen e tij në Mitingun Nderkombëtar “Trophy Montenegro” në Mal të Zi, fitoi medaljen e artë dhe vendosi rekordin e ri në disiplinën 100m. Kjo fitore e çon një hap më pranë Lojërave Olimpike Paris 2024. Shumë urime e suksese Frankos e trajnerit Brono Rrotani!”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër në postimin e tij. 

(Video) Gara e Franko Burrajt zhvilluar në Mitingun e Barit të Malit të Zi, ku fitoi medaljen e artë dhe përmirësoi rekordin e aktivitetit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img