Thursday, March 28, 2024

Shënkolli-Murlani, pragderbi verior i Kategorisë së Dytë, Drejtori sportiv Kristian Lini, premton rikthimin e Shënkollit tek fitoret

Lexo

Ekipi i Shënkollit që drejtohet nga trajneri shkodran, Mirsad Gruda, po kalon një moment jo të mirë. Në dy javët e fundit, shënkollasit janë mundur me rezultate të thella, 7 me 0 nga Vora dhe 5 me 1 nga Veleçiku i Koplikut. Dy takime këto të luajtura në transfertë, rezultatet negative të të cilave e kanë zbehur jo pak përformancën e kësaj skuadre, e cila i është larguar objektivit të kualifikimit në kategorinë e parë.

I këtij mendimi është edhe drejtori sportiv i klubit të futbollit Shënkolli, Kristian Lini, i cili në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, mungesën e rezultateve në dy javët e fundit, ia faturon mungesës së disa lojtarëve titullarë. Megjithëatë, drejtori sportiv, Lini, beson shumë që Shënkolli do të rikthehet shumë shpejt tek rezultatet pozitive, madje, që nga kjo javë, kur presin në shtëpi Murlanin, në derbin e mirëpritur verior që pritet me shumë interes nga të dy tifozëritë përkatëse.

“Humbja me Voren dhe Veleçikun na ka zbritur nga zona Play-Off. Një situatë kjo, që për mendimin tim, ka ardhur për arsye tr mugesave në formacion të titullarëve tanë. Kështu, Dede Bushi dhe Sebastjan Deda, kanë qënë të dënuar nga Komisioni i Disiplines. Ndërsa, mbrotësi Zefi dhe Denis Perlesi, si dhe sulmuesi Tusha, kanë qënë  të dëmtuar, ku mungesa e të gjithë bashkë na ka penalizuar në rezultat. Por, këtë javë Shënkolli, pret në shtëpi Murlanin, ndeshje e cila do të regjistrojë kthesën për ekipin tonë. Për këtë jam i bindur për marrjen e tre pikëve të plota në këtë takim, dhe shumë shpejt do të kthehemi në zonën Play-Off “, shprehet për Veriu Sport, Drejtori Sportiv i Shënkollasve, Kristian Lini.

Pas javës së 13-t, renditjen e grupit A të kategorisë së dytë e kryeson Vora me 29 pikë, e ndjekur nga Sopoti dhe Veleçiku me 28 dhe 24 pikë. Naftëtari është i katërti me 24 pikë, Valbona e pesta me 21 pikë, Shënkolli i gjashti me 17 pikë, i ndjekur nga Iliria me 16 pikë. Bulqiza është e teta me 9 pikë, Murlani dhe Gramshi ndajnë vendin e nëntë dhe të dhjetë me nga 7 pikë, dhe e fundit është Ada e Velipojës me 2 pikë.

Ndeshja, Shënkolli-Murlani, është planifikuar të luhet ditën e shtunë në fushën sportive të Shënkollit duke filluar nga ora, 13:00.

Takimet e tjera të kësaj jave, janë: Valbona-Iliria, Sopoti-Naftëtari, Ada-Vora, dhe Bulqiza-Veleçiku, të cilat që të gjitha fillojnë në orën 13:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img