Friday, April 26, 2024

Pas pak, ora 17:00, super ndeshja, Vllaznia-Partizani. Kuqeblutë pa Balajn dhe portjerin Zogoviç, rikthehen Hakaj dhe Smajli

Lexo

Vllaznia vjen në përballjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me ndryshime drastike në formacionin e parë. Ndryshime këto, që vijnnë porta, ku në vend të malazezit Bojan Zogoviç do të jetë portjeri i dytë, Kristi Qarri. Ndërkohë, risia tjetër është në majën e sulmit kuqeblu, ku blerja e dimrit, Bekim Balaj, do ta nisë ndeshjen nga stolid he në vend të tij do të luajë, braziliani Kaina.

Nga ana tjetër, poxitive për formacionin e Mirel Josës është rikuperimi i  dy mbrojtësve të krahut, Halaj në të djathtë dhe Smajli në të majtë, që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Ndryshime ka edhe në kampin e të kqve të Partizanit, ku ndërsa më herët, trajneri Kolela kishte prezantuar një formacion tjetër, në prokollin zyrtar të dorëzuar pak minuta më parë, konstatohen ndryshime, mes të cilëve edhe për shtatlartin shkodran Marçelino Preka, i cili ashtu si edhe në Kukës, do të filloi ndeshjen nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Heric, Mala, Kaina, Coba. Trajner: Mirel Josa

Partizani: Hoxha, Hadroj, Preka, Menich, Atanaskoski, Murataj, Massanga, Maguette, Da Silva, Selmani, Mensah. Trajner: Xhovani Kolela

Takimi do të gjykohet nga Erjon Bastari kryesor, me asistente Ridiger Çokaj dhe Elvis Gjoka. Arbiter i katert do të jetë Dorjan Maletaj. Në sistemin VAR është Eldorjan Hamiti, dhe në AVAR, Albert Doda. Delegat i takimit është Eraldi Shera, ndërsa Vëzhgues Plarent Kotherja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img