Friday, October 11, 2024

U shkarkua nga Vllaznia, Brdariç: Nuk jam i zhgënjyer. Lëmshi i pritshmërive nuk është mendësia ime

Lexo

Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë, e ndonëse në klubin shkodran nuk e kanë zyrtarizuar një gjë të tillë as pas mbledhjes që është zhvilluar mes drejtuesve sot në darkë. Vetë trajneri e ka konfirmuar se nuk është më në pankinën e skuadrës në një prononcim për RTSH.

Ai ka deklaruar se nuk ndjehet i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur dhe ka lënë të kuptohet se kjo krizë në klub është pasojë e faktit se është rritur pritshmëria përtej asaj që mund të ishte mundësia reale e skuadrës, me sa duket duke iu referuar diskutimeve për titullin kampion.

“Jo, pse duhet të jem i zhgënjyer. Ne jemi Vllaznia, ne jemi në Shkodër, ne punojmë në maksimum. Por, nëse ke pritshmëri shumë më të larta, duhet të ruash qetësinë dhe nëse ti zgjedh t’i bësh lëmsh pritshmëritë, kjo nuk është mendësia ime. Kjo do të thotë të ëndërrosh, por unë mendoj se ne duhet të jemi të qartë në mendjen tonë dhe unë mendoj se skuadra dhe grupi teknik janë të qartë. Por unë mendoj që nuk është përgjegjësia ime të gjykoj të tjerët”, ishin falët e Brdariç për mënyrën se si u mbyll aventura e tij në Shkodër. /vipsport.al/

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img