Thursday, May 2, 2024

Shkëlqen Gabriel Kulla. Shkodrani që luan në Itali shënoi dy gola për kombëtaren U17 në fitoren e Shqipërisë ndaj Sllovenisë

Lexo

Slloveni-Shqipëri  1-2(Shënues: Vedenoviç Denis 21’/ Gabriel Kulla 41’, 72’)

Formacioni i Shqipërisë U17: Daniel Culi (GK), Lukas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Agon Bajrami, Milan Kovaçi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli Sanchez, Ardit Muldakaj, Leon Myrtaj, Jordan Luan Kinnavong, Gabriel Kulla. Trajner : Bledi Shkëmbi

Emri i Gbriel Kullës ka kohë që lakohet në mjedisin futbollistik shkodran, aty ku djaloshi i talentuar hodhi hapat e parë si futbollist duke spikatur në klubin me emrin simbolik, “Djelmnia Shkodrane”. Falë të dhënave dhe aftësive të tij speciale, trajnerët e tij së bashku me presidentin e klubit Benardin Kulla e panë të arsyeshme që Kulla të testohej në futbollin italian, aty ku specialistët përkatës dhanë votën pro duke e konsideruar pozitivisht të ardhmen e tij. Në këtë mënyrë, ai u bë pjesë e klubit italian ASD Sassa Marconi 1924, i cili edhe pse me moshë të re, 15-16 vjeçarë e aktivizoi në kategorinë e të rriturve. Madje, fundvitin e kaluar Gabriel Kulla do të hinte në histori që një futbollist me një moshë të tillë kaq të re shënon në një kampionat të rriturish. E gjitha kjo ka bërë që kombëtarja e Shqipërisë ta bënte pjesë të saj, dhe Kulla nuk nguroi ta justifikojë besimin ndaj tij me paraqitjet e tij mjaft të mira, ku përballja e së enjtes miqësore me kombëtaren U17 të Sllovenisë në transfertë ishte kulmore për të duke shënuar dy gola për ngjyrat kuqezi që i dhanë fitoren Shqipërisë 1 me 2.

Kjo ishte edhe ndeshja e parë me ekipin Kombëtar U-17 për trajnerin Bledi Shkëmbi që debuton kështu me fitore që natyrisht pas ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur për fitoren e ekipit të drejtuar prej tij duke u ndalur kryesisht tek vlerat e shkodranit Kulla.

Sa i takon kronikës së takimit, tekniku kuqezi e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Sllovenisë U-17: Daniel Culi (GK), Lukas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Agon Bajrami, Milan Kovaçi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli Sanchez, Ardit Muldakaj, Leon Myrtaj, Jordan Luan Kinnavong, Gabriel Kulla.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Megjithatë pas disa minutave, Sllovenia gjeti golin në të 21-të me Videnović Denis.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe ja doli mbanë të barazonte rezultatin në minutën e 41-të me Gabriel Kullën. Sulmuesi pasi avancoi drejt zonës kundërshtare u pengua nga mbrojtësi i Sllovenisë dhe arbitri kyresor akordoi penallti. Nga pikë e bardhë e 11-metrave Gabriel Kulla goditi saktë dhe barazoi rezultatin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria ishte më kërkuese në lojë dhe ja doli mbanë të merrte avantazhin në minutën e 72-të. Sërish Gabriel Kulla me një lëvizje të bukur shmangu mbrojtësin kundërshtar dhe goditi saktë duke realizuar golin e dytë për Shqipërinë.

Deri në fundin e takimit trajneri Bledi Shkëmbi kreu disa zëvendësime duke aktivizuar në fushën e lojës Darli Kurtin, Ernesto Marqeshin, Flavio Shkëmbin, Serxho Voglin, Matia Koçin, dhe Emiljano Mihanën.

Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria triumfoi në Ajdovščina Slloveni me rezultatin 2-1.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img