Thursday, May 2, 2024

(Video) Mbyllet Kupa “Agim Tafili 2024”. Ceremonia e dorëzimit të trofeve, kryebashkiaku Beci, kreu i Olimpizmit Ylli dhe ai i FSHF-së Anxhaku, vlerësojnë figurën e legjendës së çiklizmit shqiptar

Lexo

Për tre ditë më radhë në Shkodër është organizuar Kupa “Agim Tafili” në sportin e ciklizmit. Një event i cili është organizuar nga Bashkia Shkodër më mbështetjen e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli dhe Presidenti Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku, të cilët gjatë fjalës së tyre kanë vlerësuar figurën e legjendës së çiklizmit shqiptar, Agim Tafili

Të pranishëm në këtë ceremoni përmbyllëse të Kupës “Agim Tafili” ishin edhe familjarë të të ndjerit Agim Tafili, dhe konkretisht djali i tij, futbollisti dhe trajneri Alsid Tafili si dhe vëllai i Agim Tafilit, Shkëlqimi, të cilët në fjalën e tyre, ato kanë falenderuar Bashkinë Shkodër dhe Federatën e Çiklizmit që nuk e harrojnë këtë figurë të nderuar të sportit.nk Alsid Tafili

Pas fjalëve përshendetesë të të pranishëmve është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kupës “Agim Tafili” për kategorinë Junior dhe të rritur, ndërkohë që ekipi më i mirë i aktivitetit u shpall ekipi i Vllaznisë.

Të gjithë këto mund t’i ndiqni në videon që shoqëron shkrimin, ku krahas përshëndetjeve të rastit mund të njiheni edhe me fituesit e trofeve për secilën kategori konkuruese.

(Video) Ceremonia mbyllëse e Kupës “Agim Tafili 2024”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img