Wednesday, May 29, 2024

Fiorentina e Aston Villa, në gjysmëfinale të Conference League

Lexo

Janë mësuar dy skuadrat e para që do të vazhdojnë më tej rrugën e tyre

Fiorentina kishte nevojë për kohë shtesë për të depërtuar murin e Viktoria Plzen, të shpëtuar në mënyrë të përsëritur nga portieri i saj Jedlička në kohën e rregullt. Çekët gjithashtu mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq ndaj Cadu (67′), por u dorëzuan vetëm në kohën shtesë: Nico Gonzalez (91′) dhe Biraghi (107′) firmosën për 2-0, njëkohësisht dhe kalimin në gjysmëfinale të Conference League, ku do të përballen me Paok ose Bruges.

Ndëkohë, Aston Villas i duhen penalltitë për të kaluar në gjysmëfinale të Conference, pas një ndeshjeje në të cilën skuadra angleze rrezikon eliminimin e bujshëm. Villans u nisën nga 2-1 i ndeshjes së parë, por Llille arriti të gjejë golin që në minutën e 15-të me Yazici, Ndërsa dyfishoi Andre në minutën e 68-të. Anglezët arritën të gjejnë golin me Cash në minutën e 87-të, për të dërguar gjithçka në shtesë e më pas te pika e penalltive.

Anglezët u treguan më të saktë nga pika e bardhë dhe siguruan gjysmëfinalen, që është dhe e para evropiane që nga viti viti 1981/82.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img