Monday, April 29, 2024

Shkodrani, Indrit Myrtja, arbitër kryesor në ndeshjen, Kukësi-Tirana

Lexo

Kukësi dhe Tirana do të ballafaqohen sot për javën e katërt të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja në fjalë, e cila është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, vendasit do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 16:00.

Përballen vendi i parë, me bardhblutë kryesues të kampionatit me 7 pikë dhe vendi i fundit, Kukësi me 0 pikë.

Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që takimin, Kukësi-Tirfana ta drejtojë si arbitër kryesor, shkodrani Indrit Myrtja. Me Myrtjen në këtë ndeshje është edhe bashkëqytetari i tij, Ditmir Grimci në rolin e arbitrit të katërt. Ndërkohë, dy asistentët e Myrtjes në këtë ndeshje, janë Endrit Veseli nga Fusha Kruja dhe Gerald Cenolli nga Korça.

Në sistemin VAR është Olsid Ferataj nga Patosi dhe AVAR Erind Burgu nga Fushë Kruja. Delegat i FSHF-së është Eraldi Shera nga Shijaku dhe vëzhgues, tiranasi Klajdi Kola.

Arbiter kryesor: Indrit Myrtja(Shkoder)

Asistent 1: Endrit Veseli(Fushe-Kruje)

Asistent 2: Gerald Cenolli(Korçe)

Arbiter i 4: Ditmir Grimci(Shkoder)

Var: Olsid Ferataj(Patos)

Avar: Erind Burgu(Fushe-Kruje)

Delegat: Eraldi Shera(Shijak)

Vezhgues: Klajdi Kola(Tirane)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img