Friday, March 29, 2024

Shkodrani Marçelino Preka i bashkohet kombëtares U-21 për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka nisur ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare që do të zhvillojë ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, sfida të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2023. Skuadra e drejtuar nga tekniku shqiptar Alban Bushi është grumbulluar në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojë edhe stërvitjet në kuadër të këtyre dy sfidave.

Trajneri Bushi bëri publike ditën e shtunë listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, mirëpo lista ka pësuar ndryshime ditën e sotme.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se mbrojtësi shqiptar i Hanoverit, Ramen Çepele nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për këto sfida, për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Kësisoj, Çepele, i cili nuk udhëtoi drejt Shqipërisë, do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Bylisit, shkodrani Marcelino Preka, që do të jetë i gatshëm të vihet menjëherë nën urdhrat e Bushit.

Mbrojtësi i qëndrës Marçelino Preka ishte në fakt i grumbulluar nga trajneri Armando Cungu në kuadër të dy miqësoreve ndaj Malit të Zi, por tashmë, me kërkesen e tajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi kalon tek kjo skuadër. Ndërkohë, burimet nga FSHF bëjnë me dije se vendin e Prekes tek kombëtarja U-19 do ta zërë lojtari i Dinamos, Elsamed Burgaj.

Ndeshja e parë e Kombëtares U-21 është ajo ndaj Andorrës, që do të luhet më 7 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:00 ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë presin po në këtë stadium Slloveninë, sfidë që luhet në ora 18:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img