Saturday, October 5, 2024

Shorti-Vllaznia në grupin 2 të Ligës së Kampioneve futboll femra. Në gjysmëfinale përballet me WFC Lanchkhuti të Gjeorgjisë

Lexo

Vllaznia e vajzave njohu këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Ligës së Kampioneve për këtë edicion. Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës i vendosi shkodranet në grupin 2, së bashku me WFC Lanchkhuti e Gjeorgjisë, SKN St. Pölten e Austrisë dhe Neftçi PFC e Azerbajxhanit.

Në gjysmëfinale, Vllaznia e vajzave do të përballet me WFC Lanchkhuti ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes St. Pölten dhe Neftçi PFC. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë.

Ndeshjet gjysmëfinale të grupit do të luhen më datë 4 shtator ndërsa dy finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë do të luhen më datë 7 shtator. Mbetet për t’u përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen katër ndeshjet e këtij grupi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img