Saturday, July 27, 2024

Shqipëri-Çeki, ja formacionet

Lexo

Përfaqësuesja kuqezi bëhet gati për “finalen” me Çekinë, e cila do të vendosë shumë, por jo gjithçka, në rrugëtimin drejt “Gjermani 2024”.  Dy trajnerët, Silvinho dhe Silhavy kanë publikuar formacionet që do të nisin sfidën nga minuta e parë në “Air Albania”, ora 20:45.

Silvinjo nuk ka ndryshuar shumë nga ndeshja e fundit, ajo me Poloninë. Në portë është rikthyer Berisha, i cili mungoi në ndeshjen me Poloninë për probleme shëndetësore. Ka marrë fund dhe dilema se kush do të zëvendësojë Ismajlin e dëmtuar në qendër të mbrojtjes, është Ajeti, i cili bashkë me Hysajn, Gjimshitin e Mitajn do të formojnë repartin e prapavijës. Mesfusha e pandryshuar, me Asllanin, Ramadanin e Bajramin, ndërsa në sulm Asani e Seferi do të jenë në ndihmë të Cikalleshit.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo

Çeki: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kuchta.
Trajner: Jaroslav Shilhavi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img